Protestat në Serbi, politikani serb: Pse nuk po bie Vuçiç?

1 Nëntor 2025 | 19:25

Politikani serb, Nenad Çanak i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen në Serbi për tragjedinë në Novi Sad në 1-vjetorin e incidentit. Çanak u shpreh se qytetarët nuk i besojnë opozitës. Ai shtoi se në një situatë ku Rusia minon të ardhmen e Serbisë në rrugën e saj evropiane, protestuesit e kanë të vështirë të kthehen në organizatë politike.

“Qytetarët nuk i besojnë opozitës, nga ana tjetër nuk duhet nënvlerësuar forca e agjenturës ruse e cila po minon çdo opsion pro evropian në Serbi. Kjo është arsyeja se përse ata po minojnë dyshimet që Serbia të përjetoje një ndryshim që do ta çonte drejt Evropës.

Rusëve u nevojitet Serbia, që të jetë një lloj Bjellorusi në Ballkan, një lloj fare e destabilitetit në rajon. Krijimi i destabilitetit është roli i Serbisë pasi është mënyra e vetme që Kremlini të devijojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe luftërat e tjera nëpër botë. Kjo është arsyeja se për se është e vështirë që protestuesit të kthehen në organizatë politike në Serbi”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026

Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar me banim në Turqi, Sokol Brahaj, ka analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qasjen e presidentit...
18:24 | 20/06/2026

Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë

Gazetari, Misha Pumo në një lidhje live nga Moska në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:21 | 20/06/2026