Eksperti Bytyci: Vuçiç do vrasë 2-3 persona në protestë, do provokojë incidente

1 Nëntor 2025 | 19:35

Enver Bytyçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania me moderator Franko Egro, rreth situatës në Serbi, ku janë bërë sot 1 vit nga protesta në Novi Sad.

Sipas ekspertit, forcat pro-Vuçiç mund të provokojnë incidente që mund të çojnë sipas tij edhe në viktima.

“Kemi një situatë të brendshme, kemi dhe faktorët e jashtëm. Në situatën e brendshme kemi parë sidomos në gusht sesi forcat ekstreme ballafaqohen me njëra-tjetrën në sheshin e Beogradit. Ballafaqimi ka qenë i dhunshëm. Ata që kanë qenë afër Vuçiç kanë tentuar të frikësojnë protestuesit, por nëse nesër do të kemi të bëjmë me qindra mijë qytetarë në shesh, forcat pro-Vuçiç që janë të sistemuar në çadrat pranë parlamentit nuk do ta kenë këtë fuqi që të frikësojnë protestuesit.A mund të provokojnë? Po, unë mendoj që mund të provokojnë. Mund të vriten 2, 3 ose 4 të tjerë, me synimin për t’i kthyer protestuesit, për t’i demoralizuar.” – tha Bytyçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026

Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar me banim në Turqi, Sokol Brahaj, ka analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qasjen e presidentit...
18:24 | 20/06/2026

Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë

Gazetari, Misha Pumo në një lidhje live nga Moska në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:21 | 20/06/2026