“Vdis pa të të dua”, Rama lamtumirë për Nanon: Sa të paskan dashur, edhe ata që…

2 Nëntor 2025 | 12:34

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim lamtumire në mbyllje të homazheve për liderin historik të PS Fatos Nano.

Rama e nisi fjalimin me admirimin që është shprehur masivisht për Fatos Nanon që pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, përfshirë edhe nga ata politikanë që sa ishte gjallë hodhën mbi të akuzat më të rënda.

“I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve, tërë çfarë u tha e çfarë shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë. Sa të paskan dashur e admiruar more burrë, edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskan pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do t’i hapësh më sytë. Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre. Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026