“Kërcënimet ndaj meje të tepruara”, Aleksi rrëfen incidentin me tifozët e Vllaznisë

6 Nëntor 2025 | 18:11

Futbollisti i Egnatias, Albano Aleksi, foli ekskluzivisht në një lidhje live për emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews Albania, duke sqaruar polemikat që lindën pas festimit të tij pas golit ndaj Vllaznisë.

Ai tha se festimi ishte thjesht një shprehje entuziazmi dhe nuk ishte aspak kundër tifozëve të Vllaznisë, pasi nuk kishte asnjë problem me ta.

“Festimi nuk ishte për sharje dhe për shkodranët, por për t’u drejtuar presidencës: ne jemi këtu dhe çdo kush nuk mund të na mundë kaq lehtë. Por mesa duket në tribunë paska pasur edhe tifozë të Vllaznisë dhe e kanë marrë si ofendim. Nuk kisha asgjë me ta. Jemi profesionistë, por jemi edhe njerëz. Mërzitemi kur na shajnë, por secili tregon veten dhe karakterin e tij. Kam miq në Shkodër, por futbolli është i tillë: kur luaj te Egnatia jap 200% timin. Para se të vija te Egnatia, kam pasur ofertë edhe nga Vllaznia, ndoshta nuk e dini. Por bëra këtë zgjedhje dhe falë saj kam fituar trofe. Ata 20 veta që më shajnë nuk përfaqësojnë Shkodrën, por e gjithë qyteti do ta kuptojë që nuk kam asgjë personale me ta, pavarësisht momentit sesi duket në televizion”, tha Aleksi.

Albano Aleksi u bë një temë shumë e komentuar pas ndeshjes mes Egnatias dhe Vllaznisë ku pas momentit kur shënoi golin, ai shkoi për të festuar pranë tribunës qendrore, aty ku ndodheshin një pjesë e tifozëve të Shkodrës, por edhe pankina e Vllaznisë.

“Mbase shumë nuk e njohin mirë, por kur shënon gol në fund, ke gëzim të madh. U drejtova drejt tribunës, pa e vënë re se kush ishte, për shkak të adrenalinës”, shtoi ai.

Ai tha se të dyja ekipet prodhuan futboll modern dhe evropian.

Për skemën e golit, Aleksi tha: “E shpiku Tetova, e kishim stërvitur tre herë, dy herë u realizua goli dhe një herë jo. Për fat të mirë shkoi gol dhe gjithçka ishte sipas planit. Përveç rezultatit, të gjithë e shijuan ndeshjen, pavarësisht se të dy ekipet nuk janë të kënaqura me barazimin, as ne dhe as Vllaznia.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026