Ligji për barazinë, Luarasi: Nuk janë shtuar gjini të reja, nuk kërcënohet familja

7 Nëntor 2025 | 12:09

Nga kryesia e Kuvendit këtë të premte, deputetja e Partisë Socialiste Iris Luarasi, në një deklaratë për mediat, foli për barazinë gjinore, projektligj i cili u miratua ditën e enjte nga Parlamenti Shqiptar.

Sipas Luarasit, është pretenduar se ligji kërcënon familjet shqiptare dhe shton numrin e gjinive, por ajo e ka konsideruar këtë si gënjeshtër të qëllimshme dhe e hodhi poshtë.

“Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor. Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua. Është pretenduar se ligji kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive. Le të jemi të qartë: narrativa që ‘po legalizohen 70 gjini në Shqipëri’ është një gënjeshtër e qëllimshme, e përsëritur aq shumë sa disa filluan ta besonin. Ligji nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.

Kemi dëgjuar gjatë kësaj periudhe se projektligji detyron përdorimin e ‘gjuhës gjithëpërfshirëse gjinore’, duke zëvendësuar termat ‘nënë’ dhe ‘baba’ me shprehje neutrale si ‘prind 1’ dhe ‘prind 2’. As unë dhe as kolegët e mi të Partisë Socialiste nuk do votonim kurrë për një ligj që nuk do na jepte mundësinë që fëmijët mos na thërrasin nënë dhe baba, dhe termat prind 1 dhe prind 2 në ligj janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale.

Në projektligj nuk përdoret termi ‘gjuhë gjithëpërfshirëse gjinore’, por flitet për gjuhë me ndjeshmëri gjinore, e cila nuk përfaqëson asgjë më tepër sesa korrektësi gramatikore në terma, që kolegët e mi në vendimmarrje mos të nënshkruajnë me termin Ministër, por të nënshkruajnë me termin Ministre. Mos të përdorim termin drejtor, por drejtore kur drejtuesja e institucionit është një grua, e kështu me radhë”,është shprehur Luarasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026