Voton kandidati i PS në Cërrik, Doka: Vota, mjet për kërkesë llogaridhënie nesër

9 Nëntor 2025 | 11:29

Kandidati i Partia Socialiste në Cërrik, Florenc Doka është paraqitur në qendrën e votimit dhe ka hedhur votën e tij lidhur me zgjedhjet që po mbahen këtë të dielë. Doka gjatë fjalës së tij para gazetarëve i bëri thirrje qytetarëve të votojnë. Ai theksoi se vota e sotme është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër.

“Vota e sotme është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër. I ftoj qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje. Ta shfrytojnë kohën e mirë për të votuar dhe pastaj të vazhdojnë ditën e tyre të pushimit apo të punëve që kanë. Procesi po shkon normal.

Shpresojmë që çdo gje që ka shkuar në fshat të shkojë edhe ditën e sotme. Dhe pastaj të dalim me rezultatet të vijojmë t’i kthehemi normalitetit si komuniteti i vogël që jemi. Zgjedhjet tashmë kanë një trend në ulje, shpresojmë që kësaj radhë qytetarët e Cërrikut të dalin masivisht në zgjedhje”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026