Sveçla replika me qytetarin: Simbolet e LDK nuk lejohen para qendrës së votimit

9 Nëntor 2025 | 12:11

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla është ndalur dhe ka fotografuar një qytetar që mbante një simbol të LDK-së pranë ambienteve të votimit lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sveçla i drejtohet qytetarit duke i thënë se simboli i LDK-së nuk kejohet pranë shkollës, ku po bahet procesi i votimit.

“Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla qytetarit dhe më pas e fotografon.

Qytetari replikon me ministrin dhe i thotë se nuk i lejohet atij që ta fotografojë.

“Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”, tha qytetari.

Lidhur me ngjarjen Sveçla ka reaguar në Facebook ku ka publikuar fotot e qytetarit.

“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”, ka shkruar ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë që u diskutua...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari është nxjerrë nga uji pa shenja jete,...
18:30 | 23/06/2026