Inteligjenca Artificiale në numërimin në Tepelenë, Celibashi: Ishte i suksesshëm
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën të dielën në 5 bashki. Celibashi u ndal te testimi i IA në numërimin e votave në Tepelenë. Ai e ka cilësuar si një testim të suksesshëm.
“Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë e numërimit asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor.
Përdorimi i AI ishte test teknik, nëpërmjet të cilit ne si KQZ donim të shihnim sesa e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie. Së paku përdorimin e AI në numërim e kemi parë si mjet të përshtatshëm për kontrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë të numëruesve dhe komisionarëve testi i kryer dje ishte i suksesshëm, dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë e KQZ.
Leximi dhe numërimi fletëve u krye me sukses të plotë duke përdorur AI. U lexuan dhe analizuan në kohë reale nga programi përkatës kompjuterik. Në përgjithësi leximi dhe analiza e këtyre pamjeve prodhoi thuajse 100% të njëjtin rezultat të numërimit fizik. Pamjet e faqes ballore të fletës, u lexuan me saktësi të plotë nëpërmjet sistemit të AI. U konstatuan vetëm disa pasaktësi në leximin e pjesës së pasme të fletës së votimit,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura