Java Kulturore Spanjolle, koncert i kitaristit të njohur Denis Bizhga në Gjirokastër

10 Nëntor 2025 | 18:28

Programi i aktiviteteve të Javës Kulturore Spanjolle të organizuara në disa qytete të vendit mbylli siparin në Gjirokastër. “Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës”,  titullohej koncerti instrumental i kitaristit virtuoz Denis Bizhga që u shfaq në skenën artistike të qytetit të gurtë.

Për instrumentistin e mirënjohur ky event është diçka e veçantë jo vetëm për vlerat artistike por ndërkohë ai rikthehet në vendlindjen e familjes së tij.

“Për mua ishte një kënaqësi e madhe të kthehesha në origjinën e paraardhësve të mi, të luaja një koncert fantastik në qytetin e bukur të Gjirokastrës, në qytetin e traditës dhe më priti një publik shumë i ngrohtë, ishte një sallë e tejmbushur me miq, dashamirës të artit, muzikës”, tha kitaristi.

Artistët i cilësojnë të dobishme aktivitete të tilla që gjallërojnë jetën kulturore në Gjirokastër dhe promovojnë vlerat turistike të saj.

“Sjellja e një mbrëmje të Javës së Kulturës Spanjolle në Shqipëri në qytetin e Gjirokastrës ishte një risi por edhe një domosdoshmëri për ta hapur kulturën spanjolle dhe në qytete të tjera të Shqipërisë duhet thënë që koncerti u mirëprit dhe ky është një ndikim shumë i madh që ka në turizëm dhe kryesisht në turizmin kulturor”, u shpreh Bizhga.

Programi kulturor i sezonit vjeshtë-dimër në Gjirokastër është i pasur me koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore etj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Paraprakisht dyshohet se...
16:34 | 08/07/2026