Mbeti i plagosur te atentati në Rinas, si është gjendja e 40-vjeçarit Muçi Shaljani
Euronews Albania ka kontaktuar burime nga Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë informacionet më të fundit rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Sipas burimeve nga spitali, gjendja e 40-vjeçarit mbetet e rëndë, ndërsa ai është nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor.
Kujtojmë se një atentat me armë zjarri ndodhi këtë të martë rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.
Viktimë e ngjarjes mbeti Gilmando Dani, 47 vjeç, i njohur për lidhjet me Emiljano Shullazin, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri), rreth 40 vjeç.
Shaljani dhe Dani po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz S” kur ndaj tyre është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e breshërisë së plumbave, Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Shaljani ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve ndërsa dyshohet se është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Menjëherë pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak më vonë është gjetur një automjet i djegur në fshatin Halil, që dyshohet se është përdorur prej tyre për të shpëtuar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore që lidhin Tiranën me Fushë-Krujën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit dhe për të identifikuar autorët.
LEXONI GJITHASHTU:
- U plagos në atentatin ku u vra Gilmando Dani, publikohet fotoja e agjentit të AMP
- Makina s’ishte e blinduar, Dani dhe agjenti i AMP dolën nga Shqipëria 4 ditë më parë
- Në gjendje të rëndë shëndetësore, kush është 40-vjeçari që u plagos në Rinas
- Digjet një makinë në Fushë-Krujë, dyshohet se është e autorëve të atentatit në Rinas
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme