Federata Spanjolle shpërthen ndaj Barcelonës: Yamal bëri ndërhyrje pa na njoftuar
Në dy sfidat e radhës, Kombëtarja spanjolle do të duhet të luajë pa Lamine Yamal, për shkak se sulmuesi i Barcelonës ka kryer një ndërhyrje mjekësore dhe i është rekomanduar një pushim 10-ditor.
Deri këtu gjithçka duket normale, por problemi qëndron në faktin se për këtë ndërhyrje nuk është njoftuar Federata Spanjolle e Futbollit, ndonëse lojtari ishte thirrur për t’u bashkuar me ekipin kombëtar.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka rikthyer tensionet mes palëve ndërsa në një komunikatë për mediat, Federata Spanjolle ngre shqetësimin për mungesën e informacionit në lidhje me gjendjen e lojtarit.
“Yamal iu nënshtrua të hënën paradite një procedimi invaziv me radiofrekuencë për trajtimin e dhimbjeve në zonën e pubisit, pa lajmëruar më parë mjekët e Kombëtares. Federata u informua vetëm disa orë më vonë, në orën 22:40 të së njëjtës ditë, përmes një raporti ku rekomandohej pushim prej 7 deri në 10 ditësh. Shërbimet tona mjekësore shprehin habinë dhe pakënaqësinë për mënyrën si është vepruar. Duke vendosur mbi të gjitha shëndetin dhe mirëqenien e lojtarit, Federata ka vendosur ta lirojë Lamine Yamal nga ky grumbullim”, – thuhet në reagim.
Kjo nuk është hera e parë që Federata dhe Barcelona përplasen për çështjen e Yamalit, duke bërë që tensionet mes tyre të vazhdojnë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur