Sylvinho: Andorra është e fortë, por synojmë fitoren
Në një konferencë zyrtare për shtyp para ndeshjes së eliminatoreve të Botërorit 2026 ndaj Andorrës, trajneri i Kombëtares, Sylvinho së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti folën për sfidën e radhës dhe përgatitjet e ekipit.
Trajneri Sylvinho theksoi se Andorra është një ekip i organizuar dhe i vështirë për t’u mundur.
“Trajneri i Andorrës e njeh shumë mirë ekipin, ka mbrojtës të fortë. Ekip që pëson maksimumi dy gola, e kemi parë edhe kundër nesh në Tiranë dhe Serbisë. Luajnë për çdo top dhe çdo centimetër të fushës”, tha Sylvinho.
Ai shtoi se diferencat mes ekipeve janë duke u zvogëluar, duke e bërë çdo ndeshje më të vështirë, veçanërisht jashtë fushe.
“Po rritemi shumë por edhe të tjerët tregojnë përparim. Ndeshjet jashtë janë më të vështira, ndërsa në shtëpi kemi rezultate më të mira. Jemi shumë pranë play-off-it dhe synojmë të shfrytëzojmë mundësitë. Nesër në drekë do të vendosim formacionin. Fokusohem te karakteristikat e lojtarëve, jo vetëm te moduli. Andorra luan me 5-4-1. Do të bëjmë ndryshime në disa pozicione, por jo në modul.Ekipi që nuk pëson bllokon linjat dhe lufton në çdo centimetër të fushës. Duhet të fusim lojtarë që krijojnë hapësira dhe shansin për gol. Të gjithë lojtarët janë fizikisht të gatshëm dhe duhet të shfrytëzojmë karakteristikat e tyre”, tha ai.
Sylvinho nënvizoi rëndësinë e shpirtit të garës dhe ekuilibrin në ekip.
“Ekipi do të jetë i njëjtë sa i përket shpirtit të garës, si në nisje të eliminatoreve me Anglinë. Ndryshime do të ketë në bazë të karakteristikave të ekipeve, por detyrimi për të fituar ka nisur që nga ndeshja me Letoninë. Pësojmë pak, ruajmë qetësinë dhe shkojmë te goli. Kemi punuar më shumë me video dhe komunikim me lojtarët, pasi koha për stërvitje në fushë ishte e kufizuar. Lojtarët janë të motivuar dhe të përqëndruar. Përgjegjësinë e marr unë si trajner; lojtarët duhet të japin maksimumin për 90 minuta”, tha ai.
Ndeshja Shqipëri-Andorra zhvillohet të enjten në orën 20:45.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë