Berisha kërkoi shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, GJK cakton datën për shqyrtim
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor në orën 10:00 seancën mbi shqyrtimin e kërkesës së avokatëve Sali Berishës për shfuqizimin e vendimeve te dhëna nga GJKKO, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë lidhur me masën e tij të sigurisë si të papajtueshme me Kushtetutën.
Ende nuk është caktuar se kush do të jetë gjyqtari relator, i cili do të shqyrtojë mbi bazë dokumentash këtë kërkesë. Kjo është hera e dytë që mbrojtja e Berishës i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë, kjo e fundit është shprehur në nëntor të 2024 për masën e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim i daljes jashtë vendit, ku asokohe Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e Berishës ku detyrimin e paraqitjes e cilesoi proporcionale ndërsa bllokimin e pasaportës si të panevojshme.
“Në lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqësore, objekt të shqyrtimit kushtetues, vetëm për pjesën që kanë caktuar masën ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ ndaj kërkuesit Sali Berisha, për shkak të cënimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë së kësaj mase, në kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’”, thuhej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme