Teliti: Të bëhen publike bizneset që përfitojnë nga amnistia e “Paqes fiskale”

26 Nëntor 2025 | 22:25

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, duke folur në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” në lidhje me ligjin për “Paqen fiskale” të miratuar nga parlamenti, tha se të gjitha bizneset që do të amnistohen duhet të publikohen.

Sipas tij, këto janë biznese që kanë vjedhur shtetin dhe kanë prishur konkurrencën e ndershme.

“Duhet të publikohen të gjithë, nga i pari te i fundit, që të dihet kush janë këta abuzues”, u shpreh Teliti.

Ai theksoi se opinioni publik ka të drejtë të dijë se kush biznes është amnistuar.

“Duhet të dihet. Po ç’është ky sekret i madh? Ti s’ke paguar 100 milionë lekë, 200 apo 300 milionë, dhe konsiderohet sekret i madh? I ke vjedhur shtetit! Ç’është ky sekret? Të dalë lista e atyre që kanë abuzuar dhe kanë prishur konkurrencën e ndershme. Sepse nëse unë bëj evazion dhe ti je e ndershme, përveçse s’kam paguar, kam bërë edhe konkurrencë të pandershme ndaj teje. Tani duhet t’i ruajmë këta? Jo, more jo”. tha ai.

Teliti theksoi se kërkohet transparencë e plotë.

“Të publikohet lista, nga i pari tek i fundit, kush e ka shkelur ligjin. Këtë kërkojmë ne. Të gjitha bizneset, nga i pari tek i fundit, çdo biznes i pandershëm që ka ngrënë në kurriz të këtij populli, të bëhet publik”, tha Teleti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026