Starova: Në pranverë mund të ketë një zgjidhje paqësore të konfliktit Rusi-Ukrainë
I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, diplomati Arjan Starova komentoi zhvillimet e fundit rreth përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Duke folur në studio me gazetarin Franko Egro, Starova tha se angazhimi diplomatik i SHBA-së në këtë fazë është i dukshëm dhe duhet vlerësuar, pasi sinjalizon se dinamika e konfliktit mund të hyjë në një moment të ri politik gjatë muajve të ardhshëm ndërsa tha se ka shpresë që në pranverë të arrihet një marrëveshje paqeje.
Starova theksoi se situata në terren mbetet tejet e ndërlikuar, me luftime të ashpra dhe me një shkallë të lartë dezinformimi të përdorur nga të dyja palët për ruajtjen e moralit dhe avantazheve taktike.
Ai vuri në dukje se sfidat territoriale – përfshirë zonat e Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë – mbeten pika të pakalueshme për të dyja palët, duke e bërë çdo marrëveshje të menjëhershme shumë të vështirë.
“Përpjekjet e administratës Trump janë për t’u vlerësuar dhe për t’u admiruar, dhe ndoshta në pranverë mund të kemi një marrëveshje. Shpresoj që të mos jetë një ngrirje konflikti ose armëpushim, por një marrëveshje paqeje. Kjo është shumë e vështirë, është kockë e fortë por le të shpresojmë. Ata kanë hyrë në lojë dhe po punohet shumë fort. Pjesa më e madhe e kësaj pune diplomatike nuk duket, ndërsa në terren ka beteja të forta. Në këtë lloj lufte ka edhe dezinformim për të mbajtur moralin e lartë të vendeve përkatëse. Që Rusia t’i marrë territorët si Donetsku dhe Luhansku, bashkë me Krimenë, nuk besoj se është e mundur. Nga ana tjetër, as Ukraina nuk besoj se mund të ketë përparim të madh në gjendjen aktuale. Historia ka shembuj të mëdhenj: agresorët luftohen duke u bashkuar të gjithë dhe duke i treguar forcën, ose duke u dhënë ultimatum. Këtë nuk e kemi parë as nga SHBA, as nga Evropa, dhe për këtë arsye palët vazhdojnë të luftojnë për synimet e tyre. Kur nuk i arrijnë këto synime, vjen momenti i negociatave,” tha Starova.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec