Manjani: Takimi i Durrësit e përvëloi Berishën, Salianji kandidat për kryetar partie
Juristi Ylli Manjani i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjte në “Now” me moderatore Erla Mëhillin në Euronews ka folur lidhur me takimin e Ervin Salianjit në Durrës. Manjani ka theksuar se e sheh Salianjin si një kandidat për Kryetar të PD-së kurdo që do të mbahen zgjedhjet.
Ai shtoi se takimi i së mërkurës në Durrës ishte përvëlues siç e cilësoi ai për kreun e PD-së, Sali Berisha. Manjani gjithashtu komentoi deklaratat se të pranishmit që morën pjesë në takimin nuk ishin demokratë teksa theksoi se kjo është një mungesë respekti ndaj tyre.
“Salianji është një emër që do të vërë një piketë të rëndësishme në Partinë Demokratike. Është kandidat për kryetar Partie. Se kur është data e zgjedhjeve, lexoj këtë që shoh. Kjo është e dukshme.
Ka ca njerëz që i shkojnë nga mbrapa. Takimi në Durrës ishte përvëlues për Sali Berishën personalisht, Edhe të mos ia fusin kot se të gjithë demokratë ishin ata. Njohim një pjesë të mirë të tyre për një arsye ose një tjetër. Është mungesë respekti për demokratin ti thuash që nuk je demokrat se të shkoi te anëtari i Kryesisë, Salianji. Çfarë punë i prish Berishës dhe PD që një takim qoftë edhe privat i një anëtari Kryesie,” tha Mananji.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nikollë Lesi sqaron foton me Alimehmetin, zbulon diskutimet me kandidatin e Tiranës
- FOTO: Protestuesit në Pragë kërkojnë që asetet e ngrira ruse t’i dorëzohen Ukrainës
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë