Nikollë Lesi sqaron foton me Alimehmetin, zbulon diskutimet me kandidatin e Tiranës

4 Dhjetor 2025 | 21:22

I ftuar në emisionin Now me Erla Muhillin, botuesi Nikollë Lesi sqaroi foton me Alimehmetin.

Sipas tij, fotoja e tij me Alimehmetin nuk ishte e këtyre ditëve, por ishte një foto kur ai ishte kandidat në Tiranë.

“Më shkon mendja kush e ka nxjerr. Kam muhabet siç kam me të gjithë, më kërkoi në takim dhe fola me të siç di të flas unë dhe i thashë kujdes: “kujdes nga të tut se do ta fusin”, pra ky ka qenë thelbi, këshilla. Ndërkohë aty kam parë një sms të një drejtuesi jo i pa rëndësishëm i PD-së ku i thotë: “Jo doktorin e vogël”, se kështu quhet ky doktor i vogël, dhe këtu u mundova t’i them: kujdes i nderuar doktor nga të tut se përballë ti e fiton, dhe ai mori 18 mijë vota, nuk mori pak.

Pra, kjo foto nuk është e këtyre ditëve, se unë do e kisha veshur një xhaketë sepse jam pak si hollë”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026