“Paqe për Ukrainën”, Meçollari: Amerika ka humbur moralin, Rusia duhet ndëshkuar

5 Dhjetor 2025 | 21:43

Ish-Zëvendës Komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, komentoi situatën në luftën Rusi-Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e një paqeje të drejtë.

Nisur nga deklaratat e Putinit mbi marrjen e kontrollit të Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet, Meçollari theksoi se çdo lëshim territori nga Ukraina do ta humbiste atë në këtë konflikt. Ai gjithashtu vuri në dukje humbjen e moralit nga SHBA-ja në këtë çështje, duke nënvizuar se e drejta ndërkombëtare kërkon ndëshkimin e agresorit.

“Ukraina deri tani është pushtuar, nëse sot ajo lëshon territor, atëherë del e humbur nga kjo luftë. Amerika vazhdon të jetë fuqi globale por, në rastin e Ukrainës ka humbur moralin, sepse e drejta ndërkombëtare sot ka një moral: Ai që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet, ai që është viktimë duhet të favorizohet. Ky favorizim nuk qëndron vetëm në zgjidhjen e konfliktit që të jetë një paqe e drejtë.

Paqe e drejtë do të thotë të çlirohen territoret dhe të kompensohen dëmet e shkaktuara, por të jetë dhe një paqe e qëndrueshme që ai që ka kryer agresionin duhet të marrë sanksionet politike dhe ushtarake që mos të përsërisin më për një përiudhë të caktuar”, tha Meçollari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 24-t e protestave në Tiranë, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur edhe këtë të martë, në ditën e 24-t të protestave, marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës...
19:53 | 23/06/2026

Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit

Edhe pse sezoni veror 2026 sapo ka nisur dhe ende nuk ka arritur në kulmin e tij, vetëm në javën që lamë pas tre fëmijë...
19:15 | 23/06/2026

Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
19:13 | 23/06/2026