Lorenzo Vila: Nuk e prisja të mundnim aq lehtë Tiranën , 6-2
Dinamo ka marrë një fitore të madhe kundër Tiranës duke fituar në rezultatin 6-2.
Një fitore e thellë në derbi, ndërsa i ftuar në “Kubi Sportiv” që transmetohet në Euronews Albania dhe moderohet nga Drilon Xhepollari ishte Lorenzo Vila. Ishte një prej autorëve të golit ndaj Tiranës, në një fitore që sipas vetë lojtarit, nuk pritej.
“Ishte një ndeshje e bukur nga ne, zhvilluam një ndeshje perfekte. Si goli i Bregut dhe i Qardakut dhe i imi ishin mjaft të bukur. Goli i Qardakut për mua ishte më i bukur nga goditja e dënimit. Kam luajtur në disa role të ndryshme, por për mua është më e rëndësishme që të jem në fushë, pavarësisht pozicionit.
Zhvilluam një kompeticion shumë të mirë në Evropë dhe pastaj fillimi i kampionatit, nisi mirë, por pastaj kishim disa luhatje. Derbi me Tiranën? Jo, nuk e prisja kaq të lehtë. Por të jemi realist dy golat e shënuara në 10 minutat e para na liroi disi dhe prandaj fituam aq thellë, 6-2. Daja? është trajneri më i mirë që kam punuar, shumë detajist dhe profesionist”, tha Lorenzo Vila.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje