Kthimi te Santos, Neymar mbyll sezonin me shpëtim dhe dilema për të ardhmen
Rikthimi i Neymar te Santos nuk ishte gjithmonë aq i qetë sa pritej. Dëmtimet e përsëritura e mbajtën yllin brazilian larg fushës për disa ndeshje, duke vënë në rrezik edhe objektivin kryesor të klubit: mbijetesën në Brasileirão. Por fundi i sezonit solli një histori suksesi.
Falë paraqitjeve të tij të fundit, Santos arriti të sigurojë qëndrimin në elitë, me Neymar që u shndërrua në lider absolut. Sulmuesi 33-vjeçar shënoi pesë gola në pesë ndeshjet vendimtare, duke e mbyllur kampionatin me 11 gola dhe 4 asiste në 28 paraqitje.
Me përfundimin e kontratës, Neymar pranon se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen.
“Kërkova që gjithçka të pritej deri në fundin e kampionatit. Tani dua të kem të paktën një javë pushim, të udhëtoj, të harroj futbollin, e pastaj të mendoj për këtë. Zemra ime i përket gjithmonë Santosit. Do ta vendos gjithmonë klubin në vend të parë, por duhet parë se çfarë është më e mira për të gjithë,” u shpreh ai.
Ylli brazilian nuk fsheh as vështirësitë emocionale që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe.
“Këto javët e fundit kanë qenë të vështira mendërisht, jo fizikisht. Gjendja ime mendore ishte në zero. Falënderoj njerëzit që ishin pranë meje dhe më ndihmuan të rikthehem në këmbë. Po të mos ishin ata, nuk do të luaja kurrë këto ndeshje.”
Për momentin, e ardhmja e Neymar mbetet e hapur, ndërsa Santos dhe tifozët presin të dinë nëse kapitulli i tij me klubin do të ketë një vazhdim.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur