Mbërrin në ambientet e KLP kandidati i parë Adnan Xholi
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP këtë të enjte do të zhvillojë seancën për të intervistuar 4 kandidatët ku më pas do të kryhet votimi për zgjedhjen e Kreut të ri të SPAK.
Seanca pritet të nisë në orën 09:00. Në seancë do të marrin pjesë përfaqësues të ambasadave, mes tyre ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik dhe secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta.
Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.
Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 15:02 Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes
- 14:55 Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)
- 14:40 U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
- 14:30 Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 14:21 Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim