Prokurimet Publike/ Rama: Procedura që do të zhvillohet nga Diella do monitorohet
Kryeministri Rama foli këtë të enjte nga aktiviteti i Prokurimeve Publike, ku shpjegoi dhe procesin e të dhënave që do të zhvillohet në rrugë dixhitale.
Ai tha se të gjithë kanë dëgjuar për Diellën, ku theksoi se është bërë një fenomen botëror dhe është një grua që ka shkaktuar interes në gjithë botën.
“Diella nuk do të veprojë totalisht e pavarur, çdo hap i saj do të jetë i audituar nga të gjithë aktorët e interesuar. I gjithë procesi do të zhvillohet në rrugë dixhitale dhe do të bazohet në inteligjencën artificiale, sipas kërkesave të ligjit të Prokurimeve për dokumentacionin përkatës. Çdokush që do ta ndjekë procesin me vëmendje, do ta bëjë këtë.
Kjo do të thotë se çdo gjë që del nga procesi si rezultat nuk do të jetë e pagjurmueshme në rast nevoje për auditimin e hapave që sollën rezultatin.
Natyrisht, vendimin përfundimtar për nxjerrjen e një rezultati do ta marrë përsëri komisioni përkatës, bazuar në të dhënat që Diella do të vendosë në tavolinë.
Nëse shqyrtojmë shkurtimin e kohës dhe shpejtësinë e procesit, ku të dhënat nuk do të mblidhen më nga operatorët por nga Diella, efiçienca e sistemit do të rritet ndjeshëm për shkak të impaktit të inteligjencës artificiale”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:16 Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë edhe në Itali. Gjashtëmbëdhjetë qytete në gatishmëri të lartë
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)