Plenkoviç: Rafale-t e Serbisë janë më të dobët se ata të Kroacisë dhe NATO-s
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, deklaroi sot se avionët luftarakë të tipit “Rafale” që Serbia po blen nga Franca nuk kanë nivelin e pajisjeve dhe teknologjisë që posedojnë avionët e vendeve aleate të NATO-s, përfshirë Kroacinë dhe vetë Francën.
“Dallimet teknike janë mjaft të mëdha dhe të rëndësishme”, u shpreh Plenkoviç para gazetarëve në Zagreb, duke iu përgjigjur kritikave të presidentit kroat Zoran Milanoviç, i cili kishte thënë se Franca fillimisht ia shiti avionët Kroacisë, e më pas Serbisë, pa e konsultuar Zagrebin.
“Le të shkojë në Paris e t’ua thotë këtë francezëve”, shtoi Plenkoviç, duke ironizuar komentet e presidentit kroat.
Lidhur me blerjen serbe të “Rafale”-ve, Plenkoviç tha se Serbia ka bërë zgjedhjen e vet, por nënvizoi se avionët që po merr Beogradi “nuk janë në nivelin e pajisjeve që kanë avionët e vendeve aleate të NATO-s – dhe Kroacia e Franca janë aleate”.
Ai theksoi se avionët “Rafale” të Kroacisë ndodhen tashmë në vend, janë “praktikisht të paguar dhe plotësisht funksionalë”, duke shtuar se Kroacia “aktualisht ka forcat ajrore më të fuqishme ndërmjet Gjermanisë dhe Greqisë”.
Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një vizite në kazermën ushtarake në Nish, tha se Serbia do të bëjë gjithçka që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë mjaftueshëm të forta për të ruajtur rolin e tyre si faktor parandalues ndaj çdo agresori të mundshëm.
“Kroacia ka një ushtri jashtëzakonisht të fortë, një forcë shumë e respektuar në rajon, e cila po armatoset me shpejtësi dramatike. Ne nuk flasim aq shumë për armatosjen tonë, por e di saktësisht çfarë duhet të bëjmë për të qenë një ‘arrë e fortë’ për ata që krijojnë aleanca të paparimore në rajon dhe për të ruajtur efektin e parandalimit dhe paqen”, u shpreh Vuçiç, duke iu referuar komenteve nga Kroacia për blerjen e avionëve francezë “Rafale” për Ushtrinë Serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq