EKSKLUZIVE/ Diskutime për grevë urie në Grupin e PD-së, ja deputetët që e propozuan
15 Dhjetor 2025 |
20:51
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të zhvilluar këtë të hënë, janë diskutuar zhvillimet e pritshme në seancën plenare të së enjtes, puna e komisioneve parlamentare si dhe rendi i ditës. Një fokus i veçantë i mbledhjes ka qenë aksioni i opozitës brenda Parlamentit, paralelisht me protestat jashtë tij.
Gjatë diskutimeve, deputetët Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbani kanë folur për mundësinë e një përshkallëzimi dhe radikalizimi të aksionit opozitar në Parlament, duke mos përjashtuar edhe skenarin e një greve urie.
Sipas burimeve, kjo tezë është diskutuar, por deri në këto momente nuk është marrë asnjë vendim konkret.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas