BKH zbarkon në Policinë e Tiranës, pezullohet zv/drejtori, Erion Ismaili

16 Dhjetor 2025 | 11:19

Agjentët e BKH-së ishin këtë të martë në Drejtorinë e Përgjithshme Vendore të Policisë së Tiranës, ku i komunikuan pezullimin nga detyra të zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Masa e pezullimit është marrë në kuadër të aksionit të SPAK, pas hetimeve për tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ndërsa nuk dihet akuza ndaj tij.

Agjentët e BKH zbarkuan në një aksion në Kodrën e Diellit, ku u ushtruan kontrolle në disa banesa.

Makina e agjentëve të BKH-së duke u larguar nga Policia e Tiranës

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026