Detajet: Kush janë 8 personat me masë sigurie nga SPAK për tenderat e AKSHI-t

16 Dhjetor 2025 | 12:56

Gazetari Eni Ferhati ka sjellë detajet nga operacioni i SPAK dhe BKH mbi hetimet për abuzimet me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI-t).

Në operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës, janë kryer kontrolle të banesave dhe ambienteve private të individëve të dyshuar për përfshirje në abuzime me tenderat publikë.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë realizuar këto kontrolle pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila ka miratuar masat e sigurimit për 8 persona, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të AKSHI-t.

Masat e GJKKO:

  1. Ergys Agasi – Biznesmen, arrest me burg (nuk është ekzekutuar arrestimi)
  2. Ermal Beqiri – Biznesmen, arrest me burg (nuk është ekzekutuar arrestimi)
  3. Mirlinda Karçanaj – Drejtoreshë e AKSHIT, arrest në shtëpi
  4. Hava Delibashi – Zyrtare e AKSHIT, arrest në shtëpi
  5. Erjon Ismaili – Zv/drejtor i Policisë së Tiranës, pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
  6. Andi Spapa – Ndalim për të dalë jashtë vendit
  7. Gëzim Hoxha – Ndalim për të dalë jashtë vendit
  8. Rogers Rryta – Ndalim për të dalë jashtë vendit

Hetimi është drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti për dyshime të abuzimit me tendera, të cilët janë hetuar nga SPAK.

Veprat penale për të cilat po hetohet nga spak janë:

  • Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
  • Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
  • Hegja e paligjshme e lirisë, e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal
  • Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale

Këto veprime janë parashikuar në nenet përkatëse të Kodit Penal, duke përfshirë nenet 258/2, 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334.

Gjykatësja Flojera Davidhi ka firmosur vendimet e sigurimit për këta individë, dhe hetimet pritet të vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026