Ambasada e SHBA në Tiranë: Kush mashtron për dokumenta me martesë, bën krim

21 Dhjetor 2025 | 11:38

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës është një krim federal në SHBA dhe ndëshkohet me pasoja serioze ligjore.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze”, thekson Ambasada.

Sipas njoftimit, qytetarëve u bëhet thirrje që gjithmonë të ndjekin rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në SHBA dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.

“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm”, përfundon njoftimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026