Ambasadorja greke zbulon porositë e Mitsotakis: Shqipëria dhe Greqia grinden, por…
Ambasadorja greke në Tiranë, Konstandina Kamitsi e ftuar në emisionin” Interview” nga Mirela Milori në Euronews Albania ka folur lidhur me rrugëtimin e saj 3-vjeçar si ambasadore në vendin tonë. Ajo ka theksuar se ka kërkuar vetë që të punonte në Shqipëri teksa tregoi rëndësinë e vendit tonë për Greqinë.
“Kërkova të vija në Shqipëri, nuk më thanë. E kërkova vetë. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm për Greqinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë. Është një nga ambasadat më të rëndësishme që ka, i japin një rëndësi shumë të veçantë.
Pikërisht për këtë është një ambasadë e madhe. Kemi edhe dy Konsullata të Përgjithshme. Është një post shumë i rëndësishëm për Greqinë.
Kështu që dikush jo vetëm duhet të kërkojë për të ardhur por duhet të përzgjidhet për të ardhur. Kryeministri grek e vizitoi Shqipërinë 4 herë gjatë 3 viteve që jam në Shqipëri. Greqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie familjare, ndonjëherë ka grindje por kjo është e vetëkuptueshme në marrëdhëniet familjare”, tha ambasadorja.
“Shqipëria dhe Greqia grinden, por ”! Ambasadorja greke zbulon porositë e Mitsotakis: Erdhi 4 herë në 3 vite pic.twitter.com/hi9cMn97O0
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 21, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë