“Aksioni nuk ndalet deri në largimin e Ramës”, Berisha flet pas protestës

22 Dhjetor 2025 | 20:39

Në përfundim të protestës së kësaj të hëne, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas një parakalimi në bulevard, u ndal në selinë e PD-së, ku shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes për protestë.

Berisha e cilësoi tubimin si një “protestë historike”, duke theksuar se aksioni i nisur nga opozita nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti “armik” të vendit dhe të pluralizmit politik.

“Kjo ishte një protestë historike. Duhet ta kuptojë secili prej nesh misionin tonë. Nëse para 11 majit u ngritëm për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik, sot jemi në këmbë për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjen shqiptare. Ky është misioni më i lartë dhe më sublim i jetës sonë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së e krahasoi këtë betejë politike me lëvizjet historike të vitit 1990, duke e cilësuar si edhe më vendimtare për të ardhmen e vendit.

“Ky është një mision që do të përcaktojë fatin e Shqipërisë, fatin e demokracisë dhe fatin e familjes shqiptare. Ndaj përulem para secilit prej jush që erdhët dhe betohemi ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore. Ne jemi të pamposhtur”, tha ai.

Berisha përsëriti akuzat e tij ndaj qeverisë, duke e quajtur mazhorancën aktuale “kufomë politike”, ndërsa paralajmëroi se protestat do të vijojnë dhe do të përqendrohen në disa institucione kyçe.

“Ky aksion nuk ndalet deri në largimin e Edi Ramës. Tre do të jenë drejtimet e protestës sonë: Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se opozita do të vazhdojë mobilizimin qytetar dhe se aksionet e saj do të shtrihen në çdo hap të betejës politike kundër qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026