“Ja do vdesim, ja do rrojmë për liri”, Berisha ngre tonet në protestë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalën kryesore në protestën e opozitës, ku adresoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për shpopullimin e vendit.
Në një fjalim me tone të ashpra, Berisha deklaroi se kryeministri dhe mazhoranca janë politikisht të përfunduar.
“Edi Rama sonte është një kufomë politike. Rilindja është një kufomë politike, ajo pret funeralin dhe ne do t’ia bëjmë funeralin”, tha Berisha, duke u duartrokitur nga mbështetësit në shesh.
Berisha iu përgjigj edhe skeptikëve ndaj protestave të opozitës, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i kryeministrit nga pushteti.
“Në këmbë shqiptarë, me misionin historik për të larguar Ramën. Për të shpëtuar familjen shqiptare, demokracinë. Ne jemi këtu sot dhe jam i bindur se me të drejtë ka qytetarë në shesh dhe të tjerë që na ndjekin dhe thonë: ‘Çfarë do bëjnë këta? Ne do bëjmë atë ‘ja do vdesim, ja do rrojmë për liri’. Mjerë ai që provohet me ne. Ne do t’i shkojmë në Surrel… Kur ne kemi dalë me këtë betim, kurrë nuk kemi humbur. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne, të nxijnë Shqipërinë… Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, opozita ka përmbushur misionin e saj përballë qytetarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.
“Opozita i ka bërë detyrat që i kishte përballë jush. Opozita i faktoi botës se si Edi Rama i bëri votat tuaja farsë. Opozita faktoi se Rama është armik i pluralizmit. Faktoi se Rama është bos i karteleve të drogës”, tha ai.
Berisha e mbylli fjalën e tij me thirrje për mobilizim qytetar.
“Këto kanë një mesazh: në këmbë, shqiptarë, në misionin historik për të larguar Edi Ramën, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë dhe familjen shqiptare.”
Në përfundim, ai ritheksoi vendosmërinë e opozitës për të mos u tërhequr.
“Ju them atyre që pyesin: keni të drejtë, por ju jap fjalën se ne ose do vdesim, ose do rrojmë për liri. Mjerë ai që provohet me ne. Dhe e dini mirë se ne, kur kemi dalë me këtë motiv, kurrë nuk kemi humbur – kemi fituar”, tha ai.
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë