Krimet zgjedhore në SPAK, kryeprokurori Olsian Çela pro ashpërsimit të ligjit

2 Mars 2020 | 07:54

Për Prokurorinë e Përgjithshme dhe titullarin e këtij institucioni, Olsian Çela është plotësisht e mundur që krimet zgjedhore me ligj të kalojnë nën juridiksionin e SPAK-ut.

Në përgjigjen kthyer Komisionit të Reformës Zgjedhore, në lidhje me propozimet e saj për ndryshimet ligjore që prekin prokurorinë, për të bërë të mundur hetimin e krimeve zgjedhore, prokurori i përgjithshëm shprehet dakord që në nenin për krimet zgjedhore të përfshihen edhe veprat e korrupsionit aktiv dhe pasiv.

Megjithatë kërkesa që këto krime t’i hetojë SPAK duhet riformuluar.

“Fraza “dhe 319/e, zëvendësohet me frazën “, 319/e, 328 dhe 328/b”, duke shtuar nenin 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe nenin 328/b “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” në kompetencë lëndore të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, shprehemi dakord me shtesat tha Çela.

Ndërsa për të gjitha propozimet e tjera të Komisionit, kryeprokurori Olsian Çela pretendon se ato nuk gjejnë mbështetje në legjislacionin aktual. Kreu i organit të akuzës i përgjigjet Partisë Demokratike se në legjislacion nuk mund të parashikohet përmbajtja e  udhëzimeve që mund të nxjerrë prokuroria pasi prek pavarësinë.

Po ashtu edhe raportimi i kryeprokurorit dhe i drejtuesit të SPAK-ut, 3 muaj pas zgjedhjeve për gjendjen e kriminalitetit sipas Olsian Çelës është i pamundur sepse hetimi i çështjeve mund të zgjasë më shumë se aq, por ai sugjeron që në projektligj të vendoset një seksion i veçantë që drejtuesi i SPAK të raportojë në Kuvend për situatën e krimeve zgjedhore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026