Berisha: Shqipëria, eksportuesi kryesor i kanabisit në BE! Narkoshteti shqiptar është rrezik për Europën

9 Janar 2026 | 12:15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte ka zhvilluar një takim me aleatët e PD-së. Berisha gjatë fjalës së tij ka folur lidhur me situatën në vend ndërsa e ka cilësuar Shqipërinë si një narkoshtet.

Sipas tij, Shqipëria vlerësohet si vend i rrezikshëm për Europën duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ai është personi që e ka kthyer vendin në narkoshtet. Berisha më tej shton se vendi ynë renditet krah Kolumbisë për kartelet e drogës.

“Shqipëria zyrtare është sot koka e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë për dy arsye. Së pari, sipas OKB, Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në BE.

Së dyti, zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se trafikantët shqiptarë, kartelet shqiptare të kokainës përcaktojnë çmimin e këtij helmi në Europë.

Dhe çmimin e përcakton ai që sjell më shumë. Ai që është aksionari më i madh. Dhe aksionari më i madh janë bashkëpunëtorët e Edi Ramës, Franc Çopja dhe grupe të tjera që ne as i dimë. Por unë vetëm një të dhënë do u jap ju.

Në Paraguaj, një trafikant i quajtur Diego Benitez, i cili disponon në vit 350 ton kokainë, bashkëpunon me 41 klane shqiptare.

Ju garantoj se po kaq famëzi sa ç’janë në Europë klanet shqiptare të drogës me mbështetje nga qeveria, edhe në SHBA, edhe në Australi, edhe në Azi dhe vende të tjera. Koha do e provojë këtë. Ata janë bërë sot transportuesit kryesorë të kokainës, miliarderët më të shumtë të kokainës”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026

Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Agjencitë amerikane të inteligjencës po e paralajmërojnë qeverinë amerikane se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të ndërmarrë veprime që do të minonin përpjekjet e Uashingtonit...
19:30 | 19/06/2026

Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Qytetarët protesuan këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të 20-ën ditë me radhë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....
18:41 | 19/06/2026