Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Aset i paçmueshëm për Tiranën dhe Kamzën
Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, inspektuan nga afër Parkun e Liqenit të Paskuqanit, i cili po shndërrohet në një nga hapësirat më të rëndësishme publike dhe rekreative të zonës metropolitane Tiranë–Kamëz.
Me një sipërfaqe prej 84 hektarësh, parku përfaqëson një investim të qëndrueshëm në funksion të komunitetit, mjedisit dhe zhvillimit urban. Kryeministri Rama e cilësoi këtë projekt si një aset të gjelbër të paçmueshëm, duke vlerësuar transformimin e realizuar dhe administrimin racional të hapësirës natyrore.
“Ky park po merr një formë që mjafton të imagjinosh sesi do të rritet kurora e pemëve në vitet që vijnë për të kuptuar vlerën e jashtëzakonshme që i jepet kryeqytetit nga Kamza. Duhet të mësojmë nga Kamza dhe të ecim në shembullin e saj”, u shpreh Rama, duke sugjeruar gjithashtu promovimin e sporteve ujore, si kanoet, në liqen.
Infrastruktura e parkut përfshin një pedonale rrethore prej 5.2 kilometrash, amfiteatrin veror, molin mbi liqen, kënde lojërash për fëmijë, korsi biçikletash si dhe ambiente sportive për volejboll, basketboll, tenis dhe futboll. Parku frekuentohet çdo ditë nga mijëra qytetarë dhe është kthyer në një hapësirë të rëndësishme për çlodhje, aktivitet fizik dhe socializim.
Nga ana e tij, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, theksoi se parku është ndërtuar nga e para dhe i shërben rreth 152 mijë banorëve të zonës së Bathores dhe Paskuqanit. Sipas tij, janë mbjellë rreth 80 mijë pemë, ndërsa vetëm pasqyra ujore e liqenit shtrihet në rreth 18 hektarë.
Suli vuri në dukje se investimi ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e vlerës së pronave përreth, duke theksuar se ndërtimet private pranë parkut janë planifikuar të jenë jo më shumë se 2–3 kate, për të ruajtur karakterin urban dhe mjedisor të zonës.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë