Studimi i ISHP-së: Lezha me incidencën më të lartë të sëmundjeve ishemike të zemrës

24 Janar 2026 | 16:24

Të dhënat e bëra publike nga një studim i ISHP-së kanë nxjerrë në pah se 1 në 300 banorë në qarkun e Lezhës preket nga sëmundjet ishemike të zemrës, duke e renditur kështu si qarkun me incidencën më të lartë në rang vendi. Kjo shifër është dukshëm mbi mesataren kombëtare, e cila qëndron në 201 raste për 100 mijë banorë, ose rreth 1 në çdo 500 banorë në nivel vendi.

Pas Lezhës renditet qarku i Beratit, me 1 rast në 396 banorë. Me nivele të larta incidence vijojnë edhe Tirana, Korça, Vlora dhe Elbasani, ku haset 1 rast në çdo 440 deri në 500 banorë, pothuajse në përputhje me mesataren kombëtare.

Në anën tjetër, Kukësi, Gjirokastra dhe Fieri paraqesin incidencën më të ulët në vend, me 1 rast në çdo 580 deri në mbi 1 000 banorë.

Edhe pse në rang kombëtar është shënuar një rënie e lehtë e sëmundjeve ishemike të zemrës në popullatë nga viti në vit, disa qarqe si Dibra, Elbasani, Shkodra, Tirana dhe Vlora kanë regjistruar rritje të sëmundshmërisë.

Studimi fakton se meshkujt mbeten dukshëm më të prekur se femrat. Në vitin 2024, këto sëmundje prekën 1 nga 357 burra dhe 1 nga 805 gra.

Ekspertët theksojnë se rreziku rritet ndjeshëm me moshën, veçanërisht pas moshës 60 vjeç, dhe nënvizojnë rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe trajtimit të hershëm të faktorëve të rrezikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026