Reshje shiu dhe dëbore, ja si pritet të mbyllet muaji janar
Në lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit, e cila tha se vendi ynë do të preket nga momente të pakta shiu.
Sipas saj, përveç reshjeve të shiut do të kemi edhe prani të reshjeve të dëborës kryesisht në qarkun e Kukësit dhe Korçës. Meteorologia theksoi gjithashtu se muaji janar do të mbyllet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje, dhe do të nisë gjithashtu edhe muaji shkurt i paqëndrueshëm, me prezencë reshjesh edhe pse ato do të jenë të pakta.
“Reshjet kanë pasur ndërprerje të tyre dhe pritet që moti gjatë pasdites të jetë më me vranësira, do të ketë momente me pika shiu. Parashikohet që nesër vranësirat të jenë më prezente dhe të sjellin një sistem më të fuqishëm të vranësirave, duke sjellë reshje në vendin tonë. Si fillim do të nisë në zonat veriperëndimore dhe gradualisht, duke bërë që pjesa e dytë e së mërkurës dhe gjatë natës, përfshirë edhe mëngjesin e të enjtes, i gjithë territori të përfshihet nga reshjet që do të jenë në formë shtrëngatesh përgjatë ultësirës perëndimore. Nesër gjatë natës presim edhe reshje dëbore kryesisht në qarkun e Kukësit dhe Korçës. Dita e nesërme do të ketë gjithashtu edhe stuhi detare, ku era e fortë do të sjellë problem me trafikun detar, kryesisht në qarkun e Vlorës ku era do të jetë më e fuqishme. Ditën e enjte reshjet do të jenë prezente gjatë paradites, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi ulje të intensitetit të tyre. Pra do të kemi nga mesdita e së mërkurës në mesditën e së enjtes reshje me intensitet mesatar, por edhe me rrebeshe. Reshjet nuk do të jenë problematike, pasi temperaturat do të jenë relativisht të larta. Mbyllet muaji janar i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje, nis gjithashtu edhe muaji shkurt i paqëndrueshëm me prezencë reshjesh edhe pse ato do të jenë të pakta. Rajoni, përveç ditës së mërkurë që do të ketë dëborë dhe temperatura -2, ditët e tjera reshjet do të jenë të izoluara. Problematikë e theksuar për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë ngricat në akset rrugore. Përsa i përket reshjeve nga e enjtja dhe e premtja, do të jenë të pakta, ndërsa të mërkurën përveç dëborës do të ketë edhe fuqi të erës”, u shpreh meteorologia.
LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës