Projektligji për import-eksportin e armëve të zjarrit, Vengu: Standarde të reja, rritet siguria
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prezantoi në Kuvend projektligjin për import-eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, duke theksuar se bëhet fjalë për një nismë të re ligjore që synon forcimin e kuadrit rregullator të industrisë së mbrojtjes dhe rritjen e kontrollit shtetëror mbi mallrat me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak.
Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Vengu nënvizoi se projektligji transpozon plotësisht rregulloren e Bashkimit Evropian, pa përjashtime apo kompromise, duke e vendosur Shqipërinë në të njëjtin standard ligjor me vendet anëtare të BE-së në një fushë kyçe për sigurinë publike dhe kombëtare.
“Projektligji për import-eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit nuk është një nismë e izoluar, por pjesë e një pakete të gjerë ligjore që synon të forcojë kontrollin shtetëror dhe integritetin e të gjithë zinxhirit, nga prodhimi te përdoruesi fundor”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.
Sipas Vengut, ligji parashikon mekanizma të rinj që rrisin transparencën dhe sigurinë, përfshirë krijimin e një sistemi elektronik licencimi të sigurt dhe të enkriptuar, si dhe ndërtimin e një baze të dhënash unike ndërinstitucionale. “Synojmë gjurmueshmëri të avancuar për çdo armë zjarri, kontroll përpara dhe pas dërgesës, si dhe masa parandaluese e sanksione për të mbyllur çdo hapësirë abuzimi”, u shpreh ai.
Ministri theksoi gjithashtu se projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe do të zbatohet brenda kapaciteteve ekzistuese institucionale, duke u mbështetur në eksperiencën 17-vjeçare të Autoritetit Shtetëror të Kontrollit të Eksporteve. “Ky ligj forcon mekanizmin e kontrollit pa krijuar institucione të reja dhe përfaqëson një hap konkret në përmbushjen e piketave të negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Vengu.ë përmbyllje, ministri falënderoi komisionet parlamentare për mbështetjen konsensuale të nismës dhe u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin. “Ju ftoj të gjithë që ta mbështesni këtë nismë, përtej ndasive partiake, në interes të sigurisë dhe integrimit evropian të vendit”, përfundoi ai.
Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
- 13:44 U fut për t’u larë, gjendet i vdekur 25-vjeçari në Liqenin e Batllavës
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi
- 13:36 Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
- 13:29 Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori