Hidhet shorti i play-off-it të Champions/ Rikthehet Benfica–Real Madrid, ja çiftet e fazës eliminatore

30 Janar 2026 | 12:32

Në Nyon të Zvicrës është hedhur këtë të premte shorti i Ligës së Kampionëve, ku janë mësuar çiftet e fazës së play-off-it, nga të cilat do të përcaktohen skuadrat që do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni.

Në short kanë marrë pjesë ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Real Madrid do të përballet sërish me Benficën, ndërsa Interi me Bodo/Glimt. Nuk mungon as derbi francez PSG–Monaco, teksa Newcastle sfidohet nga Qarabag. Duele të tjera janë Galatasaray–Juventus, Club Brugge–Atletico Madrid, Borussia Dortmund–Atalanta dhe Olympiacos–Bayer Leverkusen.

Ndeshjet do të luhen më 17–18 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Ekipi i renditur më mirë në fazën e ligës do ta luajë ndeshjen e dytë në shtëpi.

Pas hedhjes së shortit, këto janë çiftet e fazës play-off:

  • Benfica – Real Madrid
  • Bodo/Glimt – Inter
  • Monaco – PSG
  • Galatasaray – Juventus
  • Qarabag – Newcastle
  • Club Brugge – Atletico Madrid
  • Borussia Dortmund – Atalanta
  • Olympiacos – Bayer Leverkusen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të premte po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
19:10 | 26/06/2026

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026