Mblidhet Kuvendi, në fokus Reforma Territoriale dhe interpelanca me Lamallarin
Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë plenare këtë të martë, më 3 shkurt 2026. Pritet që Partia Socialiste të heqë nga rendi i ditës çështjet që lidhen me prishjen e formulës së barazisë dhe heqjen e bashkëkryetarit për Reformën Territoriale, të cilat ishin planifikuar për votim në seancën plenare të ditës së sotme.
Një ditë më parë, deputetët e opozitës shprehën kundërshtimin ndaj vendimit të PD-së për bojkot, duke theksuar dëshirën për të marrë pjesë në komision dhe për të diskutuar propozimet e tyre lidhur me reformën. Po në të njëjtën ditë, PD braktisi mbledhjen për reformën, e cila përbënte edhe afatin e fundit të mazhorancës për të vendosur mbi rikthimin e procesit në komision.
Në rendin e ditës përfshihet edhe një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për të sqaruar rekomandimet e Avokatit të Popullit lidhur me trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.
Rendi i ditës së seancës plenare përfshin një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për financimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe programeve Interreg/IPA me Francën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, projektligjin për ndryshime dhe shtesa në ligjet që rregullojnë barnat narkotike dhe lëndët psikotrope, projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe parandalimin e konfliktit të interesave në funksionet publike, projektvendimin për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për ndryshime në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten