Paralajmërimi i Karamuços: Banorët do ngrihen për të hequr mbetjet nga Durrësi

3 Shkurt 2026 | 22:05

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me mbetjet e rrezikshme në Durrës. Gjatë fjalës së tij, Karamuço theksoi se banorët të cilët jetojnë pranë vendit ku mbahen këto mbetje do të ngrihen dhe do të kërkojnë që hiqen.

Ai theksoi se mbetjet duhet të asgjësohen pasi janë të rrezikshme por duhet të pritet derisa të zhvillohet seanca gjyqësore pasi ato janë një provë.

“Shiko, porti i Durrësit në këtë rast, han pa porta. Ka kaluar pa u kontrolluar, pa u analizuar, pa u çertifikuar, asgjë siç thonë dokumentet. Do të shikojmë në vijim se ka gjyq pastaj do marrin përgjegjësi të gjithë derisa të dënohen. Por që nga këto që shikojmë ne dhe na vijnë si informacionet ka një abuzim kolosal.

Çfarë do ndodhi? Edhe aty ku janë depozituar dhe po ruhen këto, edhe aty do ngrihen banorët do thonë tani hiqeni. Pse? Janë të rrezikshme. Ka ardhur të çertifikuar nga Italia.

Emetimi në ambient që bëjnë këto është kushte atmosferike si diell janë shumë të rrezikshme tani. Tani ato duhen asgjësuar urgjentisht por do pritet derisa të zhvillohet gjykata, se ato janë provë. Ka një analizë janë dhe provë. Pra do ketë një dhimbje koke prapë shteti. Ku do t’i çojë këto?

Unë flas me një dokumentacion që kemi aktualisht. Unë kam provën provën flagrante. Këto janë të rrezikshme dhe nuk janë paraqitur si pra më fal më fal. Pra fakti e di avokati shumë mirë. Avokati, po fakti penal tani ekziston që kjo është një substancë shumë e rrezikshme që nuk është deklaruar si e tillë.

Pra o është gënjyer shteti shqiptar o ka bashkëpunuar bashkë me këta. Po hajde ta shesim lekët. Tani kjo do të sqarohet,  por ka fizionominë e një grupi të strukturuar kriminal. Përveç se funksionarët e lartë që po verifikohen dhe që do të shkojnë në SPAK ka dhe fizionom i grupit”, tha ndër të tjera ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)

Kur ora shënoi 09:00 këtë të hënë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës u rihap dhe vijoi punën normalisht. Menjëherë nisi qarkullimi i mjeteve dhe...
09:15 | 27/07/2026

Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit kanë mbërritur rreth orës 09:00 pranë godinës së Parlamentit, e cila është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit. Forca...
08:54 | 27/07/2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”

Kryeministri Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me drejtuesit politikë të qarqeve. Gazetarja e Euronews,...
08:40 | 27/07/2026