“Barometri Politik” publikon sondazhet për situatën pas zgjedhjeve
Sondazhi i parë kombëtar pas-zgjedhor, i mbajtur nga kompania prestigjoze MRB për Euronews Albania dhe prezantuar në emisionin “Barometri Politik” tregoi se papunësia është shqetësimi kryesor për shqiptarët.
Lexo më shumë: Shqiptarët mendojnë se papunësia është çështja më e rëndësishme për vendin
Ndërkohë shumica e shqiptarëve rezultoi se mendojnë që Partia Socialiste do ta çojë deri në fund mandatin e tretë qeverisës duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Lexo më shumë: Shumica e shqiptarëve besojnë se PS do ta çojë deri në fund mandatin e tretë
Gjatë diskutimit për sondazhet, drejtuesi i emisionit “Me pak fjalë” në Euronews Albania, Neritan Sejamini u shpreh se në tërësi duket se qytetarët janë “të qetë pas zgjedhjeve”. Ai e konsideroi këtë gjendje “të mirë për qeverinë” dhe “të keqe për opozitën”.
Lexo më shumë: Shqiptarët janë të qetë pas zgjedhjeve, lajm i mirë për qeverinë dhe i keq për opozitën
Për ekspertin e çështjeve politike dhe zgjedhore Blendi Çeka, sondazhet pas zgjedhjeve janë më realiste. Ai tha se kjo vjen pasi të pyeturit janë më të relaksuar, larg trysnisë që zakonisht reflekton fushata zgjedhore për të mos e shfaqur hapur qëndrimin politik.
Lexo më shumë: Blendi Çeka: Sondazhet pas zgjedhjeve janë më realiste, sepse qytetarët janë më të relaksuar
Sondazhi tregoi se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në të shumtën e rasteve ka tejkaluar pritshmëritë e votuesve të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhgënjyen gjysmën apo dhe më shumë të mbështetësve të tyre, të cilët prisnin një performancë më pozitive.
Lexo më shumë: Performanca e partive në zgjedhje, PS tejkaloi pritshmëritë, PD dhe LSI zhgënjyen
Juristi Ylli Manjani thotë se sistemi zgjedhor i përdorur më 25 prill ka sjellë deformim të votës. Ai tha se PS ka marrë më shumë mandate se sa do t’i takonin në proporcion me përqindjen e votave.
Lexo më shumë: Manjani: PS ka tejkaluar vullnetin e popullit në marrjen e mandateve
Drejtori i projekteve strategjike ne Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli theksoi gjatë diskutimit se PS në 25 vjet ka dëshmuar se është partia më e votuar në nivel kombëtar. Thënë këtë ai këmbënguli se nuk mund të diskutohet fitorja në zgjedhjet e 25 prillit si rezultat i kodit zgjedhor.
Lexo më shumë: Drejtori i projekteve strategjike në Bashkinë Tiranë: PS në 25 vjet ka qenë parti e parë
Shumica e shqiptarëve nuk besojnë se PS dhe PD duhet të formojnë një qeveria koalicioni, ndërsa ftesën për bashkëpunim të Kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës e shohin si përpjekje për të fituar kreditë politike.
Lexo më shumë: Shumica e shqiptarëve kundër një koalicioni të madh qeverisës PS-PD
Duke komentuar çështjen, drejtuesja e IDMC-së, Jonila Godole tha se nuk e shikonte të mundur një koalicion të tillë duke pasur parasysh edhe të dhënat e sondazhit të MRB-së dhe Euronews Albania. Ajo u shpreh se një koalicion i tillë nëse do të kishte mundësi të bëhej do të ishte vetëm si rezultat i një axhende të huaj në Shqipëri.
Lexo më shumë: Koalicion PS-PD? Jonila Godole: Vetëm nëse do të kishte axhendë të huaj
Qytetarët shqiptarë e cilësojnë si të pranueshëm rolin e ambasadorëve të vendeve të huaja në Shqipëri, megjithatë votuesit e partive kryesore kanë dallim në gjykimet e tyre. Në sondazhin e organizuar nga kompania prestigjioze MRB për Euronews Albania rezultoi se 70.9% e të pyeturve janë “plotësisht” (26.6%) ose “disi dakord” (44.3%) me rolin e përfaqësuesve të huaj diplomatikë në Tiranë.
Lexo më shumë: Votuesit e PS dhe PD me opinione të ndryshme për rolin e ambasadorëve në Shqipëri
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve