Shqiptarët mendojnë se papunësia është çështja më e rëndësishme për vendin
Papunësia është problemi kryesor që shqetëson shqiptarët, tregon sondazhi i kompanisë prestigjioze MRB, bërë për Euronews Albania.
Mes 1 mijë intervistave janë 51.4% që gjykojnë se papunësia është një nga tre çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet vendi aktualisht.
Çështja e dytë më shqetësuese për shqiptarët është korrupsioni (46%) ndërsa e treta mbetet ekonomia (43.8%).
Përveç papunësisë, korrupsionit dhe ekonomisë, shqiptarët shohin si çështje shqetësuese koston e jetës, emigracionin dhe shëndetësinë.
Shqetësimet kryesore:
Papunësia 51.4%
Korrupsioni 46%
Ekonomia 43.8%
Në krahasimin e bërë mes dy sondazheve, njërit që u organizua para zgjedhjeve parlamentare (më 19 prill) dhe tjetrit pas zgjedhjeve (periudha 25 maj deri më 2 qershor), papunësia mbetet në krye.
Por, ndërsa para zgjedhjeve ekonomia ishte çështje e dytë pas zgjedhjeve këtë vend e zë korrupsioni.
Ndërkohë, COVID-19 që konsiderohej para zgjedhjeve si çështje e katërt me të cilën po përballej vendi pas zgjedhjeve është zëvendësuar me koston e jetës.
Një nga çështjet që të pyeturit kanë përcaktuar si më pak të rëndësishme janë niveli i krimit, që në të dy sondazhet del e fundit.
Papunësia çështja më e rëndësishme për vendin by Euronews Balkans
Metodologjia
Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve