Performanca e partive në zgjedhje, PS tejkaloi pritshmëritë, PD dhe LSI zhgënjyen

9 Qershor 2021 | 21:40

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në të shumtën e rasteve ka tejkaluar pritshmëritë e votuesve të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhgënjyen gjysmën apo dhe më shumë të mbështetësve të tyre, të cilët prisnin një performancë më pozitive.

Kështu rezultoi nga sondazhi i kryer për Euronews Albania prej kompanisë prestigjioze MRB, ku ra në sy fakti se vetëm një pjesë e papërfillshme e votuesve të PD-së (1.6%) e cilësojnë rezultatin e saj “më të mirë nga sa pritej”.

Votuesit e Partisë Socialiste vlerësuan se ajo performoi:

      • Aq mirë sa prisja – 15.8%
      • Disi më mirë nga sa prisja – 28.7%
      • Shumë më mirë nga sa prisja – 26.3%
      • Aq keq sa prisja – 11.3%
      • Disi më keq se sa prisja – 7.3%
      • Shumë më keq nga sa prisja – 7.1%

Votuesit e Partisë Demokratike vlerësuan se ajo performoi:

      • Aq mirë sa prisja – 15.8%
      • Disi më mirë nga sa prisja – 12.4%
      • Shumë më mirë nga sa prisja – 1.6%
      • Aq keq sa prisja – 18.7%
      • Disi më keq se sa prisja – 28.7%
      • Shumë më keq nga sa prisja – 21.2%

Votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerësuan se ajo performoi:

      • Aq mirë sa prisja – 6.4%
      • Disi më mirë nga sa prisja – 3%
      • Shumë më mirë nga sa prisja – 2.4%
      • Aq keq sa prisja – 23.6%
      • Disi më keq se sa prisja – 22.3%
      • Shumë më keq nga sa prisja – 41.2%

Performanca e partive në zgjedhje, PS tejkaloi pritshmëritë, PD dhe LSI zhgënjyen by Euronews Balkans

Metodologjia

Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021