Manjani: PS ka tejkaluar vullnetin e popullit në marrjen e mandateve
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se sistemi zgjedhor i përdorur më 25 prill ka sjellë deformim të votës. Ai tha se PS ka marrë më shumë mandate se sa do t’i takonin në proporcion me përqindjen e votave.
“Pa diskutim që PS ka fituar zgjedhjet, PS ka tejkaluar vullnetin e popullit në marrjen e mandateve. Askush nuk thotë se sa për qind ka por shohin vetëm mandatet. Këto 74 mandate nuk kanë ardhur proporcionalisht nga 48% i votave të popullit por ka ardhur si rezultat i makinacionit elektoral”, tha z. Manjani.
Ndërsa për opozitën, tha se “PD ka performuar më mirë se sa në zgjedhjet pararendëse pasi ka marrë 620 mijë vota nga 460 mijë vota që kishte”. Kjo tha z. Manjani “nuk tregon se është në krizë por jo të mjaftueshme për të qenë fitimtare”.
Për LSI, Ylli Manjani u shpreh se është më e ndëshkuara nga rregullat zgjedhore pasi me 100 mijë vota ka marrë vetëm 4 mandate kur duhet të kishte rreth 8 mandate.
Për ekspertin e sistemeve zgjedhore, Blendi Ceka rregullat ishin të ditura para zgjedhjeve por shtoi se kjo ka nevojë për një diskutim më thellë pasi në 2017 LSI arriti që të përkthente më mirë votat në mandate. Blendi Ceka shtoi se në një sistem kombëtar PS do të kishte më pak mandate.
Në këtë prizëm, sipas z. Manjani nëse opozita do të kishte mundësi për të hyrë në zgjedhje me listë të përbashkët, atëherë do të kishte të paktën 6 mandate më shumë. Përfundim që e mbështeti dhe z. Ceka, ndërsa z. Sejamini shtoi se shtrembëri vjen edhe për shkak të ndarjes në rajone.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve