Drejtori i projekteve strategjike në Bashkinë Tiranë: PS në 25 vjet ka qenë parti e parë
Rezultati i zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka tejkaluar pritshmëritë e votuesve të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhgënjyen gjysmën apo dhe më shumë të mbështetësve të tyre, të cilët prisnin një performancë më pozitive.
Kjo e dhënë u zbulua nga sondazhi paszgjedhor i kryer nga kompania MRB për Euronews Albania.
Drejtori i projekteve strategjike në Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli thotë se Partia Socialiste në 25 vjet ka dëshmuar se është partia më e votuar në nivel kombëtar.
“Unë nuk besoj se ne duhet të gjykojmë një sistem elektoral sot, duke harruar dy parakushte. PS është forcë e parë në 25 vjet. Ky realitetit nuk ndryshon. Edhe kur ka fituara kombinimi LSI-PD, edhe kur në Shqipëri bëhej dushku, në 2009 dhe në 2013, forcë e parë ishte PS”, tha ai.
Duke komentuar të dhënat në studion e “Barometri Politik”, z. Kojdheli thekson se gjetjet e sondazhit pas zgjedhjeve dëshmojë faktin, që Partia Socialiste vijon të jetë partia më e pëlqyer nga shqiptarët.
“Legjitimon atë që sondazhi ka thënë që nga janari deri në ditën e zgjedhjeve që forcë e parë është PS. Sa i takon LSI, doja të thoja vetëm një gjë, pritshmëria ishte shumë e madhe, sepse aksesi që ka pas LSI në zgjedhjet e fundit në 2017 ishte shumë i madh në parlament dhe nuk pritej rënie drastike”, tha ai.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve