Koalicion PS-PD? Jonila Godole: Vetëm nëse do të kishte axhendë të huaj
Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole e sheh të pamundur një koalicion të madh mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ajo thotë se nëse do të ketë mundësi që kjo të ndodhë, do të jetë vetëm si axhendë e huaj dhe jo si rezultat i qasjes apo pritshmërive politike të elektoratit.
Godole komentoi në emisionin “Barometri Politik” rezultatin e sondazhit post-zgjedhor ku mbi 74% e të pyeturve treguan se nuk besonin se PS dhe PD duhet të formonin një koalicion.
“Nëse do të kishte mundësi [për koalicion] nuk e shoh si mundësi e nevojave të brendshme, por që, nëse do të kishte sado pak mundësi, do të vinte si e detyruar nga jashtë, [një koalicion] që do të kërkonte një fabul të re, mund të themi [për shembull] për integrimin e Shqipërisë, kjo do t’u shpëtonte dhe fytyrën dy partive për ta bërë koalicionin,” – komentoi Godole.
Sipas drejtueses së IDMC-së në frymën konfliktuale që ka politika në Shqipëri si dhe opinioni publik që nuk e pranon një koalicion të tillë, është e vështirë që diçka e ngjashme për koalicion të ndodhë.
Godole përmendi edhe faktin se në sondazh të pyeturit e konsideronin të pasinqertë dhe përgjithësisht për të fituar kapital politik ftesën për bashkëpunim të Kryeministrit Edi Rama për Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
“Më vjen mirë që votuesit e PD-së, të cilët janë të zhgënjyer gjatë këtyre tetë viteve […] ata thonë që ‘jo’ nuk duhet bërë [koalicioni] dhe kjo duhet lexuar mirë nga PD-ja dhe kryetari që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme,” – u shpreh më tej Godole.
Sipas Godoles bashkëpunimi mes partive të mëdha në Shqipëri ka qenë gjithmonë, kryesisht “për gjëra të këqija” tipit “goditja e partive të vogla”. Ajo tha se në tërësi bashkëpunimi duhet të ishte diçka normale për interesat madhore, por që nuk e ka një traditë të tillë.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve