Melisa Dedaj, 8-vjeçarja fiton zemrat e publikut me imitimet dhe videot virale
Melisa Dedaj, vetëm 8 vjeçe, po tërheq vëmendjen me talentin e saj të veçantë në aktrim dhe modeling. Që në moshë të vogël, ajo ka treguar aftësi për të imituar personazhe dhe për të performuar me natyrshmëri para kamerës.
“Unë quhem Melisa Dedaj, jam 8 vjeçe dhe jam nga Tirana. Dua të bëhem një aktore dhe, pse jo, edhe moderatore”, thotë ajo.
Instagramin e ka nisur në moshën 3-vjeçare, duke filluar me kërcime, ndërsa në moshën 4-vjeçare nisi të imitojë personazhe të ndryshme. Videot e saj u bënë virale dhe ajo i realizon me shumë kënaqësi, pak vetë dhe pak me ndihmën e mamit.
Videoja që ka marrë më shumë shikime është “Ça kena, pse po qeshni?”, e cila u pëlqye shumë nga publiku.
“Njerëzit më thonë: ‘Ti je një aktore’, ‘Ti je një modele’, ‘Sa bukur e bën aktrimin’, ‘Sa bukur e bën modelingun’. Unë ndihem shumë mirë, e kënaqur dhe e dashur. Ua kthej gjithmonë me dashuri dhe mirësjellje”, shton Melisa, e cila ëndërron të bëhet një aktore e madhe dhe e famshme.
Përveç pasionit për artin, shkolla është gjithashtu e rëndësishme për të. Ajo ndjek klasën e tretë në shkollën “Isa Boletini”, ku mes mësimeve dhe detyrave, gjen kohë të realizojë videot që e bëjnë të njohur në rrjetet sociale.
Mesazhi i saj për moshatarët është: “Besoni në veten tuaj, mos u dorëzoni kurrë dhe realizoni ëndrrat tuaja.”
Pjesë nga një prej interpretimeve të Melisës:
Vangjel: Kripën ta hodhi ajo.
Tjetra: E hodhe ti, se u bëre ziliqare!
Vangjel: Me të drejtë u bëra, por kripën ta hodhi ajo.
Tjetra: Mblidh mendjen dhe mos i bjer në qafë.
Vangjel: Asaj i beson, kurse mua jo?
Tjetra: Flet puna vetë.
Vangjel: Po ç’po thua, moj? Ahuu!
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat