“Barometri Politik” prezanton gjetjet e sondazhit kombëtar pas zgjedhjeve
Rezultati i zgjedhjeve ka bërë që popullariteti i kryeministrit aktual Edi Rama të rritet më tej, ndërsa ai i Lulzim Bashës, apo dhe Monika Kryemadhit të bjerë.
Kjo u pa nga sondazhi i parë pas-zgjedhor i mbajtur nga kompania prestigjioze MRB për Euronews Albania.
Lexo më shumë: Rezultati i zgjedhjeve rrëzoi ndjeshëm popullaritetin e Lulzim Bashës
Shumica e shqiptarëve mendojnë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pati parregullsi, mirëpo pjesa më e madhe e tyre thonë se ato nuk diktuan fituesin. Ndërkohë nga ata që shprehen se pati parregullsi, apo manipulime jo të gjithë bien dakord se procesi duhet përsëritur.
Lexo më shumë: 52.4% e shqiptarëve mendojnë se pati parregullsi në zgjedhje, por shumica prej tyre mendojnë se nuk diktoi fituesin
Nëse zgjedhjet do të përsëriteshin, Partia Socialiste do të siguronte sërish shumicën qeverisëse. Duke analizuar prirjen e votës shprehur në sondazhin e mbajtur pas zgjedhjeve të 25 prillit, MRB projektoi si fituese PS-në me një përqindje të ngjashme me atë që u shënua ditën e votimit.
Lexo më shumë: Nëse zgjedhjet do të përsëriteshin, Partia Socialiste do të siguronte sërish shumicën qeverisëse
Bazuar në gjetjet e sondazhit drejtuesja e IDMC-së Jonila Godole thekson se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit shqiptarët nuk morën zgjidhje konkrete.
Lexo më shumë: Jonila Godole: Shqiptarët në këto zgjedhje nuk kishin zgjidhje
Për drejtuesin e emisionit “Me pak fjalë”, Neritan Sejamini, Lulzim Basha ka dështuar për t’i bindur shqiptarët se Partia Demokratike nuk ka humbur, pasi zgjedhjet janë vjedhur nga PS-ja. Sejamini u nis nga sondazhi i bërë nga Euronews Albania dhe MRB, ku rezulton se 60% e shqiptarëve mendojnë se PD-ja i ka humbur zgjedhjet.
Lexoni më shumë: Neritan Sejamini: Basha e ka të pamundur që të bindë shqiptarët se zgjedhjet janë vjedhur
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani opozita duhet të ketë tri synime kryesore pas zgjedhjeve. Njërën ai e lidhi me integrimin në BE ndërsa dy të tjerat me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të kaluara lokale ku opozita nuk mori pjesë.
Lexo më shumë: Ylli Manjani: 3 pikat kryesore që Basha duhet të ketë në agjendë pas 14 qershorit
Sipas nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, popullariteti i Lulzim Bashës “është kthyer në normalitet”. Ai e gjykoi rritjen e pikasur në sondazhet gjatë fushatës zgjedhore si “jo-organike”.
Lexo më shumë: Arbjan Mazniku: Pëlqyeshmëria për Bashën është kthyer në normalitet, rritja nuk ishte organike
Dita e zgjedhjeve dhe procesi i numërimit apo dhe ankimimit të rezultatit të 25 prillit, sipas Blendi Çekës shënuan përparime krahasuar me vitet e shkuara.
Megjithatë duke u përqendruar te prirja e shit-blerjes së votave, Çeka thotë se është shqetësues që një pjesë e mirë e qytetarëve ka tolerancë ndaj këtij fenomeni dhe thënia se nuk ka fakte hidhet si tregues se nuk ka pasur manipulime.
Lexo më shumë: Blendi Çeka ngre shqetësimin se shoqëria shqiptare e toleron shit-blerjen e votave
Politologu Adri Nurellari tha se PD hyri në zgjedhje e pozicionuar keq duke varur shpresat te fitorja vetëm përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas tij, PD edhe pas rezultatit po vazhdon të gabojë duke mos bërë reflektim këtu ai këshilloi që PD të marrë për shembull lëvizjet që kanë ndodhur në Kosovë.
Lexo më shumë: Adri Nurellari: Leksioni që PD duhet të marrë nga LDK-ja në Kosovë
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve