Balla në Prishtinë, merr pjesë në marshimin madhështor në mbrojtje të luftës së UÇK-së

17 Shkurt 2026 | 16:07

Sheshet e Prishtinës nuk mjaftuan sot për të përmbajtur vërshimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve që u mblodhën në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe komandantëve të akuzuar padrejtësisht në Hagë, të vënë në një peshore me kriminelët e luftës serbë që kryen në Ballkan masakrat më të rënda që prej Luftës së Dytë Botërore.

Pjesë e shqiptarëve të ardhur nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe diaspora është edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për mbështetje dhe ka ngritur zërin kundër padrejtësisë historike që po bëhet në Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, ku prej vitit 2020 mbahet ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Pak ditë më parë, Balla ishte edhe nismëtari i kërkesës që Kuvendi i Shqipërisë të hartonte dhe votonte një rezolutë zyrtare në mbrojtje të ish-komandantëve të UÇK-së, e cila u miratua të enjten e kaluar nga e majta dhe e djathta së bashku me 92 vota pro.

“Institucionet e drejtësisë ndërkombëtare të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm, duke mos lejuar që instrumentet e drejtësisë të shndërrohen në mjete për rishkrimin e historisë apo për barazimin e viktimës me agresorin. Shqipëria angazhohet të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm diplomatik dhe politik në forume ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën çlirimtare të Kosovës të mos cenohet dhe që drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë”, thuhej në tekstin e kësaj rezolute.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026