Logoja e UÇK-së, dizenjatori zbulon si i lindi ideja për emblemën historike
I ftuar në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiun, dizenjatori i emblemës së UÇK-së, Adnan Asllani, tha se ideja e kësaj logoje ka nisur në vjeshtën e vitit 1997.
Asllani tregoi gjithashtu se ka pasur shumë skica, ide për finalizimin dhe krijimin e një logoje përfundimtare. Për më tepër ai theksoi se dërgimi i logove në Kosovë ka qenë tepër i vështirë duke e krahasuar atë me dërgimin e armëve.
“Duhet të kthehem në vitin 1997. Diskutimet kanë nisur në vjeshtën e vitit 1997, por domosdoshmëria për të pasur emblemën e ushtrisë është shtruar pas daljes publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në Drenicë, kur për herë të parë tre ushtarë të UÇK-së e morën fjalën dhe kjo e shtroi domosdoshmërinë që UÇK-ja të kishte simbolet e veta identifikuese.
Kam kontaktuar me kryesinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe pas një pune 10-ditore ka rezultuar me disa variante të emblemës së UÇK-së, të cilat i kam ideuar dhe dizenjuar. Kjo emblem që është zyrtare tashmë dhe historike ka marrë miratimin e kryesisë dhe me pëlqimin tim dhe miratimin tim.
Në atë mbledhje ku është marrë vendimi për të pasur këtë emblemë, unë nuk kam marrë pjesë, por di që ka qenë një mbledhje unanime dhe unë jam kontaktuar nëpërmjet anëtarit të kryesisë dhe ai e ka transmetuar këtë emblemë, e ka prezantuar përpara kryesisë dhe ka marrë një pëlqim nga të gjithë anëtarët e kryesisë së asaj kohe dhe për një kohë shumë të shkurtër u përhap dhe u bë shumë e famshme.
Karakteristike e kësaj logoje janë ato tre shkronjat dhe ka disa vija që korespondojnë me krahët e shqiponjës, ku përveç bashkimit me flamurin tonë kombëtar ka dhe një bashkim të gërmave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të thotë ushtria përfaqëson këtë flamur që ka qenë pjesë e gjithë betejave që nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Këtë logo për herë të parë e kam parë tek disa ushtarë të UÇK-së që po kalonin kufirin shqiptar-shqiptar. Të dërgoheshin emblemët e UÇK-së në Kosovë ka qenë njësoj si të dërgoheshin armët. Futja e kësaj embleme është bërë me të njëjtën përgjegjësi dhe rrezikshmëri siç janë dashur për armët”, tha Asllani.
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit