Jonila Godole: Shqiptarët në këto zgjedhje nuk kishin zgjidhje

10 Qershor 2021 | 21:08

Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), Jonila Godole thotë se Partia Socialiste do të përballet me vështirësi në qeverisjen e vendit.

Në studion e “Barometri Politik”, znj. Godole shprehet se kjo vështirësi lind edhe për fatin se  nuk dihet se si do të performojë opozita, aksionet politike të së cilës mund t’i krijojnë pengesa shtesë qeverisë Rama.

“Mund të jenë të kënaqur, por besoj se pasi pas pushimeve dhe pasi të formohet qeveria dikur do kthehet rutina dhe kjo do zbehet. Unë mendoj se do jetë mandat i vështirë. Është mandat i tretë. Nuk e di se si do të performojë këtu opozita, sepse nuk është shumë e qartë”, tha ai.

Bazuar në gjetjet e sondazhit pas zgjedhor të kompanisë MRB të publikuar në Euronews Albania, drejtuesja e IDMC-së thekson se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit shqiptarët nuk morën zgjidhje konkrete.

“Kur shoh të rinjtë nuk shoh një super-kënaqje, nuk shoh aty një shpresë. Për fat të keq, shqiptarët në këto zgjedhje nuk kanë zgjidhje. Janë të detyruar të jenë të kënaqur me atë që marrin dhe atë që kanë”, tha Godole.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021